Fikayo Tomori u bë përfundimisht i Milanit në verë dhe tashmë duket sikur ka shumë vite aty. Ish-mbrojtësi i Chelseas foli për rikthim të mundshëm në Londër, por e refuzoi si mundësi sepse e do klubin e tij të ri.
“Rikthimi te Chelsea? Tani ndihem mirë në Milano, e dua Milanin. Chelsea ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite dhe kam arritur t’i realizoj ëndrrat e mia duke luajtur në të gjitha kompeticionet.
Tani jam shumë i lumtur në Milano dhe unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë. Tani kemi edhe Champions League më në fund dhe ndoshta mund ta fitojmë, siç bëri Chelsea”, u shpreh Tomori. /abcnews.al