Ndryshime në stolin e Tomorit. Barazimi i djeshëm 3-3 në shtëpi kundër Maliqit ka qëlluar fatal për trajnerin Iken Dobroniku. Drejtuesit e klubit beratas kanë vendosur të bëjnë ndryshime në stol.
Tomori numëron 4 pikë në tre javët e para në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Ekipi i njohur shqiptar ka si objektiv rikthimin në Kategorinë e Parë dhe drejtuesit kanë zgjedhur trajnerin e ri.
Abc News mëson se te Tomori do të rikthehet Kristaq Mile. 61-vjeçari ka pranuar të ndihmojë ekipin në këtë moment të vështirë dhe do të ulet për të disatën herë në stolin e ekipit të qytetit, teksa si ndihmës do të ketë Përparim Kovaçin. /abcnews.al