Tomori, Apolonia dhe Lushnja e kanë mbyllur vitin me fitore. Beratasit kanë marrë tre pikë shumë të vlefshme në transfertë me Pogradecin, madje me rezultatin 3-0.
Oshafi dhe Bajramaj me dy gola e udhëhoqën drejt fitores Tomorin, që vë në presion Korabin e vendit të tretë. Edhe Apolonia po ngjitet në renditje.
Fierakët mposhtën 2-0 Vorën dhe vendimtar ishte sulmuesi Jetmir Krasniqi, i cili e ndëshkoi skuadrën e periferisë së kryeqytetit.
Lushnja ndërkohë mori tre pikë që vlejnë shumë për mbijetesën. Skuadra e Gjylës likuidoi me rezultatin 4-1 ekipin e Shkumbinit. / abcneës.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 15
Lushnja-Shkumbini 4-1
Xhymerti 41’, Hima 48’, Dedej 72’, 89’/ Onuh 56’
Vora-Apolonia 0-2
Krasniqi 68’, 84’
Pogradeci-Tomori 0-3
Oshafi 28’, Bajramaj 75’, 90+2’