Elbasani rikthehet në Kategorinë e Dytë, ndërsa Burreli e Tomori do përballen mes tyre për të caktuar ekipin që do sfidojë skuadrën e vendit të tetë në Superiore. Verdheblutë barazuan sot me Lushnjën dhe kështu bien në Kategorinë e Dytë, pasi Flamurtari nuk fali kundër Turbinës.
Vlonjatët e mposhtën skuadrën nga Cërriku me rezultatin 3-1. Diamanti, Metani dhe Gegaj ishin autorët e golave për kuqezinjtë, që do luajnë ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Në duelet e sotme nuk ka pasur surpriza. Burreli e ka mposhtur Dinamon dhe ka siguruar vendin e dytë në grupin A. Farruku realizoi shpejt, ndërsa Rexhepi e qetësoi ekipin matjan para se Alillari të gjente rrugën e rrjetës për blutë nga kryeqyteti.
Korabi bëri detyrën ndaj Vorës dhe Xhulio Skuka shënoi katër prej golave në fitoren 5-1 të dibranëve, që gjithsesi nuk mund të festonin për shkak se nuk u ngjitën dot në vendin e dytë në klasifikim.
Edhe në grupin B kishte festival golash. Egnatia e mbylli me fitore, pasi mposhti 4-2 Pogradecin. Krasniqi, Shtubina dhe dy herë Artur Magani e ndëshkuan ekipin liqenor. Fitore arriti edhe Tomori, me dygolësha të Oshafit dhe Cankës kundër Besës. /abcnews.al
Kategoria e Parë
Grupi A (play-off)
Burreli-Dinamo 2-1
Shënues: Farruku 7′, Rexhepi 75′ / Alillari 90′
Vora-Korabi 1-5
Shënues: Geci 60’/ Skuka 28′, 67′, 77′, 89′, Murja 92′
Grupi B (play-off)
Egnatia-Pogradeci 4-2
Shënues: Krasniqi 7′, Shtubina 16′, A. Magani 18′, 69′ / Laccka 62′, Abazaj 81′
Besa-Tomori 2-4
Shënues: Lila 54′, Muzhaqi 77′ / Oshafi 35′, 37′, Canka 59′, 88′
Grupi B (play-out)
Lushnja-Elbasani 1-1
Shënues: Mone 49′ / Karati 65′
Flamurtari-Turbina 3-1
Shënues: Diamanti 4′, Metani 75′, Gegaj 86′ / Jaupaj 77′