Tomori “blindon” vendin e dytë, Partizani B bie nga kategoria matematikisht

schedule16:58 - 8 Maj, 2021

schedule 16:58 - 8 Maj, 2021

Tomori siguron vendin e dytë, kurse Partizani B bie nga kategoria. Këto janë verdiktete më të rëndësishme pas ndeshjeve të sotme të Kategorisë së Parë. “Demat e kuq” u mposhtën nga Besëlidhja në shtëpi me një gol të Ded Bushit dhe matematikisht bien në të Dytën.

Oriku mori tre pikë të arta, pasi mposhti Erzenin. Qejvani ishte heroi i vlonjatëve dhe këto dy skuadra, së bashku me Besëlidhjen, do luftojnë për të shmangur fazën play-out. Në grupin B u vendos edhe skuadra tjetër që do tentojë Superioren.

Tomori siguroi vendin e dytë, pasi mposhti Egnatian me përmbysje. Magani shënoi për rrogozhinasit i pari, ndërsa Canka e Pepa shënuan golat vendimtarë për beratasit. Fitorja e Pogradecit me Besën në transfertë nuk kishte ndonjë vlerë, pas triumfit të Tomorit.

Çështja e mbijetesës është mes Elbasanit dhe Flamurtarit. Të dyja skuadrat kanë fituar sot. Vlonjatët, me dy gola të Diamantit, thyen Lushnjen në Vlorë, kurse verdheblutë triumfuan në derbin me Turbinën me shifrat 4-3. /abcneës.al

KATEGORIA E PARË

GRUPI A (PLAY-OUT)
Partizani B-Besëlidhja 0-1
Shënues:
Bushi 81′
Oriku-Erzeni 1-0
Shënues:
Qejvani 47′

 

Klasifikimi

GRUPI B (PLAY-OFF)
Tomori-Egnatia 2-1
Shënues:
Canka (pen.) 74′, Pepa 84′ / Magani 31′
Besa-Pogradeci 1-2
Shënues:
Lila 86′ / Dragoj 55′, Laçka 75′

GRUPI B (PLAY-OUT)
Flamurtari-Lushnja 2-0
Shënues:
Diamanti 38′, 87′
Elbasani-Turbina 4-3
Shënues:
Karati 35′, Dushaj 57′, Da Silva 60′, Hasanaj 90′ / Hasa 65′, Jaupaj 67′, Olivera 91′

 

Klasifikimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!