Tomor i pamëshirshëm në derbi, rezultat “tenistik” ndaj Skraparit

schedule15:39 - 25 Janar, 2020

schedule 15:39 - 25 Janar, 2020

Tomori fiton me goleadë testin e radhës miqësor me Skraparin. Ndeshja nisi me 40′ minuta vonesë, pasi miqtë arritën vonë në Berat. Përballja ishte e qetë në fillim dhe u desh një gabim në mbrojtje të ndizte sfidën. Aty përfiton Guri, i cili kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Avantazhi i skrapalinjve nuk zgjati më tepër se katër minuta, pasi Dervishi barazoi duke goditur saktë me kokë. Në gjashtë minutat e fundit beratasit shënuan edhe tre herë me Kovaçin, sërish Dervishin dhe Kopaçen, duke plotësuar “pokerin”.

Pjesa e dytë nisi e shpejtë për beratasit, që humbin dy raste të pastra shënimi. Fillimisht Lirëza goditi tranversën pas një goditje me kokë, kurse Kovaçi gaboi pak metra me portën. Pas minutës së 15-të, tekniku Kristaq Mile zgjodhi të ndryshonte gjithë skuadrën.

Për miqtë zëvendësimet janë me pikatore, në mungesë të alternativave. Ritmi ra disi, edhe pse të dy skuadrat provuan me mundësitë e tyre të shënonin. Mundësia më e mirë për miqtë ishte me kapitenin Jaho, i cili goditi tranversën. Beratasit e kompletuan fitoren e thellë me golat e Nasufit dhe Isufit, që e vulosën rezultatin në 6-1.

Drejtuesit skrapalinj e kanë përdorur këtë takim për të “joshur” të rinj beratas, për t’i pasur pjesë të tyre në pjesën e dytë të sezonit. Ndërkohë Mile duhet të bëj llogaritë me organikën e fryrë dhe ndonjë afrim cilësor, që duket i vështirë për t’u arritur. /abcnews.al

Miqësore, Tomori – Skrapari 6-1
Shënues:
22′ Dervishi, 38′ Kovaçi, 40′ Dervishi, 44′ Karamani, 84′ Nasufi, 88′ Isufi/ 18′ Guri