Tom Waits këndon versionin anglisht të “Bella Ciao”, kundër diskriminimit

schedule12:40 - 19 Shtator, 2018

schedule 12:40 - 19 Shtator, 2018

Këngëtari legjendar amerikan, Tom Waits, ka risjellë këngën e famshme “Bella Ciao” në një version ndryshe. Ai këtë herë këndon kundër diskriminimit dhe racizmit në Shtetet e Bashkuara.

Zëri i pashoq, i zhurmshëm dhe i veçantë i këngëtarit dhe kompozitorit legjendar amerikan, tingujt e ngadalshëm dhe melankolik të kitarës së tij: Tom Waits këndon “Bella Ciao”, e cila në anglisht bëhet “Goodby Beautiful” dhe video në YouTube është plot mesazhe. Kënga është përfshirë në albumin e nënshkruar nga miku i tij dhe kitaristi Marc Ribot me titull “Këngët e Rezistencës 1942-2018”, i cili mbledh këngë antifashiste dhe me temë rezistence.

Tom Waits intonon dhe disa rreshta në italisht.

Ritmi është i ngadaltë, zëri i tij prekës dhe teksti kult i Rezistencës antifashiste italiane rimerr jetë dhe emocionon. Album politik, ky i Marc Ribot, kitaristit që prej vitesh vepron si në skenë dhe jashtë saj kundër diskriminimit të të gjithë minorancave dhe racizmit, fenomene në rritje në Shtetet e Bashkuara të presidentit Donald Trump, si dhe për pjesën tjetër të botës.

Dhe në këtë mënyrë, “partizani” i Tom Waits merr një qëndrim kundër këtyre fenomeneve dhe këndon për lirinë në të gjitha format e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!