Tom Cruise vazhdon xhirimet e filmit të ri, blen dy robotë për sigurinë ndaj Covid-19

schedule16:38 - 15 Janar, 2021

schedule 16:38 - 15 Janar, 2021

Tom Cruise ka blerë dy robotë të teknologjisë së lartë për të zbatuar protokollet e sigurisë ndaj koronavirusit në setin e “Mission: Impossible 7”. Gazeta britanike “The Sun” shkruan se aktori amerikan ka paguar shuma të mëdha për pajisjet që mund të administrojnë gjithashtu dhe testet për stafin.

“Xhirimet do të rinisin këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar para se të shkojnë në Dubai. Tom e ka marrë seriozisht në mënyrë që xhirimet të mos anulohen saqë ai ka shpërndarë këta robotë për të siguruar që njerëzit po respektojnë rregullat.

Robotët e rinj të Cruise mund të administrojnë teste në vend për stafin

Pak kohë më parë, Cruise kërcënoi stafin me largim nga puna për shkak të shkeljes së rregullave kundër pandemisë. Dy pjesëtarë të ekipit u infektuan me Covid-19 vitin që shkoi ndërsa po ndodhenin në Venecia, dhe xhirimet u shtynë pas bllokimeve ndërkombëtare. /abcnews.al/

Aktori është tepër i kujdesshëm në lidhje me ndjekjen e rregullave