Tom Cruise: Nuk bëj pushime, udhëtoj kudo për shkak të punës, po e jetoj ëndrrën time

schedule12:25 - 25 Maj, 2022

schedule 12:25 - 25 Maj, 2022

Të bësh ditë pushimesh nuk është e nevojshme kur je Tom Cruise. Teksa po fliste për karrierën e tij, Cruise tha se nuk bën pushim sepse vazhdimisht jeton ëndrrën e tij. “Kjo është një ditë pushimi për mua, sepse nuk kam duke xhiruar. Nuk kam ditë pushimi”, tha ai.

Unë jam me fat. Kam kaluar jetën time në një shesh xhirimi dhe duke udhëtuar nëpër botë, gjë që kam dashur gjithmonë të bëj. Kështu që kjo nuk është punë, unë jam duke jetuar ëndrrën time.”, u shpreh aktori në një intervistë për revistën Bella.

The Mystique of Cruising: The Characteristics That Make Tom Cruise A Star - The Tracking Board

Aktualisht, Cruise po promovon filmin e fundit “Top Gun: Maverick “, një vazhdim i filmit aksion të Tony Scott të vitit 1986. Tom Cruise është gjithashtu një producent shumë i suksesshëm. /abcnews.al