Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tom Brady dhe Irina Shayk kalojnë 48 orë romantike në një hotel luksoz në Londër

schedule12:08 - 16 Gusht, 2023

schedule 12:08 - 16 Gusht, 2023

Tom Brady dhe Irina Shayk shijuan një takim romantik 48-orësh në Londër gjatë fundjavës, ku dyshja u pa duke u larguar veçmas nga i njëjti hotel.

Ylli i NFL dhe supermodelja 37-vjeçare, romanca e së cilës doli në dritë muajin e kaluar pasi Shayk kaloi një natë në shtëpinë e tij, e kaluan të dielën dhe të hënën së bashku në hotelin me pesë yje The Twenty Two në zonën Mayfair të Londra.

Brady u pa të dilte nga hoteli luksoz përmes një hyrje anësore në orën 7:20 të mëngjesit të së martës. Ndërsa, Shaik u largua nga një hyrje anësore e veçantë pesë minuta më pas.



Brady kishte mbërritur në hotel në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi kishte udhëtuar nga Birmingham në Londër të shtunën mbrëma.

Romanca e tyre doli për herë të parë në fund të muajit të kaluar kur fotografët i kapën duke u përqafuar në makinën e tij pasi kaluan natën së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!