Një incident i çuditshëm dhe i papritur ka ndodhur në Lojërat Olimpike të Tokios. Spanja dhe Argjentina u përballen mes tyre në një sfidë hokeji, që përfundoi 1-1. Në fund shpërtheu një sherr i madh mes lojtarëve të dy skuadrave.
Ndërkohë që spanjolli David Alegre po merrte një trajtim për një tërheqje muskulore, argjentinasi Lucas Rossi iu afrua dhe e goditi me shkop në kokë. Fusha u përfshi nga një tension i madh.
Ofendimet mes dy protagonistëve nuk munguan, teksa shokët e skuadrës ia dolën ta largojnë nga fusha Rossin, edhe pse ky i fundit ishte shumë i zemëruar dhe nuk ishte aspak e thjeshtë të qetësohej. /abcnews.al