Në javën e klimës, aktivistë dhe jo vetëm kanë zgjedhur një mënyrë të fortë për të sensibilizuar opinionin publik për ndryshimet klimatike: një orë dixhitale që i jep tokës dhe 7 vite të tjera jetë deri në pikën e moskthimit, raporton La Stampa.
Shtatë vjet, 102 ditë dhe 12 orë: ja kur do të vijë fundi i botës. Nuk është një profeci – por instalimi i Orës së Klimës në faqen e qiellgërvishtësit, Metronome në Union Square, New York.
Ora e madhe dixhitale në rast të javës së klimës është transformuar në një numërim mbrapsht, që tregon kohën që ka në dispozicion planeti ynë për të kufizuar emetimet e dioksidit të karbonit para se të mbërrihet tek pika e moskthimit, raporton abcnews.al
Ora shoqërohet me shkrimin “Toka ka një afat”, “Toka ka një skadencë”. Në faqen zyrtare të iniciativës, ka dhe një mesazh sensibilizimi për popullsinë në botë” Njerëzimi ka fuqinë për të shtuar kohë por vetëm nëse punojmë së bashku dhe masim progresit në krahasim me objektivat e mirë caktuar.
Numërimi mbrapsht i cili duhet të përfundojë në janar të 2028-ës, ndjek një vlerësim të mbështetur në studimet e kryera nga Kombet e Bashkuara./abcnews.al