Një stuhi diellore pritet të godasë Tokën ditën e mërkurë. Stuhia mund të godasë satelitët apo dhe të prishë rrjetet furnizuese me energji elektrike.
Sipas Daily Mail, ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim në atmosferën e diellit dhe grimcat, që u krijuan janë drejtuar drejt planetit tonë. Kjo stuhi përkon me formimin e disa “çarjeve” në fushën magnetike të Tokës gjatë ekuinoksit.
Këto “çarje” dobësojnë mbrojtjen natyrale të planetit kundër grimcave të ngarkuara me elektricitet, duke lënë në këtë mënyrë udhëtimet me avionë apo dhe sistemet GPS të ekspozuar ndaj stuhisë që po afron.
Por në polin e veriut, stuhia diellorë pritet të krijojë një shfaqje dritash./abcnews.al