Pas përhapjes së koronavirusit, rrugët e qytetit dikur të mbushura me njerëz tani janë bosh. Trafiku është ngadalësuar në minimum, dhe sa vjen e më pak njerëz po dalin jashtë, shkruan CNN
Masat globale për të luftuar përhapjen e koronavirusit e kanë bërë botën shumë më të qetë dhe shkencëtarët po vërejnë një dukuri pozitive.
Në të gjithë botën, sizmologët po vëzhgojnë më pak zhurmë sizmike të ambientit – domethënë dridhjet e krijuara nga makinat, autobusët dhe njerëzit që vijojnë jetën e tyre të përditshme. Dhe në mungesë të asaj zhurme, korja e sipërme e Tokës po lëviz më pak.
Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, e tregoi për herë të parë këtë fenomen në Bruksel.
Brukseli po sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror, sipas Lecocq.
“Ky nivel i zhurmës është i barabartë me atë që sizmologët shohin në ditën e Krishtëlindjes”, tha ai.
Por çfarë efekti ka pasur kjo?
Reduktimi i zhurmës ka pasur një efekt veçanërisht interesant në Bruksel: Lecocq dhe sizmologët e tjerë tani janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike që disa stacione sizmike nuk do t’i kishin regjistruar dot në kushte normale.
Stacionet sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse zhurma e vogël e bën më të lehtë regjitrimin e dridhjeve delikate në tokë.
Kjo do të thotë se sizmiologët janë të aftë të dallojnë tërmete më të vogla. Gjithashtu, do të thotë se njerëzit po u binden urdhrave të qeverive përkatëse dhe po qëndrojnë në shtëpi.
Ndaj dhe tërmetet sado të vegjël, ndihem më tepër tani që çdo gjë është në izolim./abcnews.al