To Vima: Ekzekutori grek i Devi Kasmit ka punuar si roje në ambasadën shqiptare në Athinë

schedule13:17 - 5 Shkurt, 2018

schedule 13:17 - 5 Shkurt, 2018

Vrasësi i dyshuar i Devi Kasmit, gjatë kohës kur shërbente në polici,  ka punuar edhe në stafin e sigurisë së ambasadës shqiptare në Athinë.  Gazeta greke “To Vima”, në një shkrim ka zbardhur edhe disa detaje të së shkuarës së shtetasit grek Eftimiu Eftimius.

Në një kohë kur hetimet vazhdojnë ende në shqipëri lidhur me vrasjen e Devi Kasmit në kryeqytet, mediat greke kanë publikuar detaje për të dyshuarin kryesor, Eftimiu Eftimius, i cili ka shërbyer në vendin fqinj si efektiv i forcave speciale për dy dekada. Gazeta greke “To Vima”, bën me dije se 43-vjeçari ka punuar dhe si roje në ambasadën shqiptare në Greqi. Gjithashtu ne shkrim thuhet se në të shkuarën ai është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës.

“I dyshuari si vrasës me pagesë jeton në një fshat malor të Artës dhe është përfshirë në një rast të trafikimit të 6 kg kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit në vitin 2009. Një rrjet i gjerë i trafikimit dhe shpërndarjes së drogës u zbulua në maj 2016 në rajonin e Artës”, shkruan media greke.

“To Vima”, njofton se Eftimius është akuzuar së bashku me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për përfshirje në trafik kokaine. “Themis” siç njihej ai në rrethin kriminal, u dënua me 4 vite burg për posedim droge. Megjithatë ishte lënë i lirë pasi një dëshmitar u shpreh se drogën e kishte për përdorim personal.

Pas lirimit, 43-vjeçari erdhi në Shqipëri ku dyshohet se ndërtoi lidhje të forta me mafian lokale, sipas “To Vima”. Duke iu rikthyer dhe njëherë vrasjes së Kasmit, kjo media thekson se shqiptari i ekzekutuar kishte krijuar armiqësi në Francë dhe Spanjë me grupe të tjera kriminale të trafikut të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!