Tmerrohet çifti në Pekin, zbulon se kishin pirë ujë tualeti për 6 muaj

schedule15:13 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:13 - 29 Nëntor, 2023

Një çift në Pekin, pa e ditur, piu ujë tualeti për gjashtë muaj pasi u transferua në apartamentin e tyre të ri në maj. Sipas New York Post, Tan dhe partnerja e tij filluan të përjetonin probleme të çuditshme shëndetësore menjëherë pasi u transferuan. Të dy pat një kollë të rëndë të pashpjegueshme, ndërsa Tan pretendon se i humbën flokët dhe iu shfaqën puçrra.

Pas gjashtë muajsh, ai e kuptoi se nuk e kishte paguar faturën e ujit, megjithatë apartamenti i tij prej 1400 dollarësh në muaj kishte ende ujë. Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin me ujë tualeti.

Pas disa testeve me matësat e ujit ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Kur çifti ka ndezur rrjedhën e ujit në banesë, matësi nuk ka regjistruar rritje në njësi.

Kështu ai vendosi të thërriste një hidraulik për të gjetur problemin. Pastaj erdhi zbulimi tronditës. Një tub shtesë, i cili kishte kaluar pa u vënë re, lidhte tubat e tualetit dhe ujit të rubinetit.

Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin në ujë tualeti. Hidrauliku rregulloi rrjetin, ndërsa Tan tani kërkon kompensim monetar nga kompania e qirasë së apartamenteve, e cila pretendon se ishte zgjedhja e disa qiramarrësve për të marrë ujë nga një pus aty pranë.

Kompania e qiradhënies pohon gjithashtu se uji i pusit kaloi kontrollet e cilësisë vetëm në muajin mars dhe u konstatua se mund të përdorej vetëm për shpëlarjen e tualeteve dhe ujitje të bimëve.

Në çdo rast, Tan thekson se ai dhe e dashura e tij nuk janë informuar asnjëherë për këtë marrëveshje përpara se të transferoheshin. Negociatat me kompaninë e qirasë në lidhje me kërkesën e kompensimit janë në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!