Uashingtoni ka njoftuar se do të ofrojë 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, sipas la repubblica.
Gjithashtu SHBA-ja do të furnizojë Ukrainën me raketa anti-tank Javelin, si pjesë e paketës së financimit nga Kongresi për Ukrainën.
Lexo edhe: Tmerri i tankeve ruse, cilat janë raketat që po bëjnë “kërdinë” në Ukrainë
“Unë kam autorizuar, pas një delegacioni nga presidenti, 100 milionë dollarë për të plotësuar nevojën urgjente të Ukrainës për sisteme anti-blinda,” tha Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.
/abcnews.al