Një këmbë njeriu u gjet në shinat e metrosë së Nju Jorkut gjatë fundjavës dhe policia ka nisur një kërkim për të identifikuar trupin të cilit i përket gjetja e frikshme.
Rreth mesditës së së shtunës, policia mori një telefonatë se kocka njerëzore u gjetën në anë të shinave në Bronx. Kur mbërritën në vendngjarje, panë një këmbë, tha policia në deklaratën e saj.
Në rrjetin labirint të metrosë së Nju Jorkut ndodhin herë pas here ngjarje dramatike që vitet e fundit kanë marrë përmasa të mëdha në media, si ato të pasagjerëve të hedhur në shina nga kriminelët. Autoritetet po përpiqen gjithashtu të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për fenomenin e të ashtuquajturve “surfistë” të metrosë, të rinjve të guximshëm që filmojnë veten në pjesën e jashtme të vagonave dhe postojnë pamjet në faqet e rrjeteve sociale. Muajt e fundit, ka pasur disa aksidente fatale që përfshijnë “surfistët” e rrezikshëm të metrosë.
Javën e kaluar, një 34-vjeçar u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një platformë në një stacion tjetër në Bronx./abcnews.al