Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria i kthehet vitit 1982

schedule18:08 - 7 Maj, 2021

schedule 18:08 - 7 Maj, 2021

Covid 19, emigracioni dhe rëniet e lindjeve e kanë tkurrur popullsinë në vend dhe e kanë çuar në nivelet më të ulëta që prej vitit 1982.  1 janarin e vitit 2021 Shqipëria rezulton  të këtë 2.829.741 banorë ose  rreth 16 mijë persona më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti I Statistikave ka publikuar të dhënat për popullsinë  ku  vihet në dukje se në vitin 2020 numri I vdekjeve u rrit me 25.8% dhe ai I lindjeve  ra me 1.7 % në krahasim me vitin 2019.

Shtesa natyrore  zbriti në nivelin më të ulët historik,  470 lindje më shumë se vdekje.

Tirana dhe Durrësi ishin qarqet e vetme që shënuan rritje të popullsisë  ndërsa Gjirokastra, Berati dhe Dibra regjistruan uljen më të madhe.

Kufijtë u mbyllën për shkak të pandemisë, por ata që emigruan jashtë vendit nuk munguan.

23.854 persona sipas Institutit të Statistikave u larguan nga  Shqipëria vetëm vitin që lamë pas.

Por ndërkohë  që tkurret  popullsia në vendin tonë vijon dhe plakjen.

Nëse më 1 janar të vitit 2020 mosha mesatare ishte 37.2 vjeç janarin e këtij viti ajo u rrit në 37.6 vjeç.

POPULLISA MË 1 JANAR 2021

 2.829.741 banorë           

Mosha mesatare 37.6 vjeç

Lindën          28075 foshnje

Vdiqën         27605 persona

Emigruan   23.854 persona

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!