Mbrëmja gala “Alles Walzer” përmbyll sezonin artistik të teatrit të operas dhe baletit.
Artistët shprehen për “ABC News” se ndihen të lumtur që japin kontributin e tyre modest për familjet e prekura nga tërmeti.
Paratë e mbledhura nga koncert “Të gjithë për të kërcyer” do të shkojnë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti .
“Një nga duetët më delikat, jemi më të ndjeshëm për këtë gala. Këtë muaj kemi kuptuar më shumë se kurrë”, shprehet Vikena Kamenica.
Ndërkohë drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela tha: “Bileta do ti dhurohet atyre që kanë nevojë të ndërtojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Ky është edhe misioni jonë”,u shpreh ajo./abcnews.al