“T’ka mami yll”, titullohet “Dance Reality Show”, që do të nisë në sezonin e ri, në ekranin e “ABC”. Protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me cdo kusht, që fitues të jetë fëmija i tyre.
Audicionet u zhvilluan këtë fundjavë tek Albi Nako “Dance Akademy”, pranë ambienteve të “ABC”-së. “T’ka mami yll” do të ngrihet mbi dy shtylla te forta: mbi sfidën e kërcimit dhe mbi debatin, që do të zhvillohet mes fëmijëve me njëri- tjetrin, mes mamave por padiskutim dhe me jurinë profesioniste që do të japë vendimin final.
“T’ka mami yll” është një “Dance Reality Show” që mendoj që është për herë të parë në Shqipëri i këtij lloji. Pyetja lind, po përse për herë të parë. Janë fëmijët si sfidë që janë në garë për njëri tjetrin, por si avokatë mbrojtës kanë prindërit e tyre që janë mamatë. Kundrejt një mendimi ndryshe që do të kenë karshi jurisë por sidomos karshi njëra tjetrës lidhur me fëmijët e tyre.
Kjo e bën këtë produksion shumë të veçantë. Për jurinë dhe moderatorët apo moderatoren, se s’po përcaktoj gjini, është mirë të mos e zbuloj, pasi do të jenë një super surprizë. Për të tjerat ja lëmë kohës, kemi verën përpara, të marrin sa më shumë energji, pasi do i shkarkojmë të gjitha nga shtatori dhe tutje” tha ai.
Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti shpjegon se “T’ka mami yll” do të vijë në ekranin e ABC jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.
“Cdo gjë është reale, cfarë do që të ndodhë në këtë akademi do të shpalosen në transmetim, “highlights”-et ditore, gjithë procesi që ndodh në një ditë të caktuar, xhirohet. Për të gjithë këtë produksion kemi si suport dhe mbështetje televizionin “ABC” që na ka dhënë një garanci dhe suport të jashtëzakonshëm. Pa një suport ky lloj formati, që është një “reality” nuk mund të bëhet” tha Nako.
“T’ka mami yll” e thonë të gjitha mamatë, çdo ditë në jetën e tyre, por tek ky “Dance Reality Show”, shprehja do të marrë vlerën e një trofeu të vërtetë, të cilin do ta meritojë vetëm njëri/ njëra nga konkurrentët. Beteja do të fillojë se shpejti në “ABC”./ Abcnews.al