“T’ka mami yll”, Albi Nako jep detaje nga spektakli më i ri që nis në ABC

schedule08:39 - 28 Korrik, 2021

schedule 08:39 - 28 Korrik, 2021

“T’ka mami yll” është programi më i ri që do të nisë së shpejti në ABC. Një program që iu dedikohet fëmijëve por protagonistë do të jenë dhe mamatë e tyre. Koreografi Albi Nako, që qëndron pas këtij programi ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku shpjegoi se nuk do të jetë vetëm një spektakël javor por vjen dhe si një reality i përditshëm.

“Puna do të jetë njësoj siç ndodh në akademinë që drejtoj. Fëmijët do të jenë në dy skuadra, nga dy trajnerë. Do të punojnë për koreografinë e javës, do të xhirohen në kohë reale pa asnjë ndalesë. Prindërit do të jenë në backstage, por kuptohet do të ketë pakënaqësi, dhoma rrëfimi dhe në fund fare ka një përmbledhje që është show i madh.”, tha Albi.

Ai shpjegoi se programi zhvillohet mes fëmijëve, mes mamave të tyre dhe sigurisht dhe jurisë profesioniste, pjesë e të cilës do të jetë dhe Nako. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!