Tjetërsimi i pronave, sekuestrohen një sipërfaqe toke me vlerë 8 milionë euro në Himarë, Dhërmi e Gjilekë

schedule12:50 - 22 Tetor, 2022

schedule 12:50 - 22 Tetor, 2022

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, kanë ekzekutuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Po ashtu, bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë  referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për  K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua në Himarë gjatë mbrëmjes së 19 tetorit.

Deri më tani, janë ekzekutuar 6 masa sigurie “Arrest në burg”, 8 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe janë  shpallur në kërkim 2 shtetas.

Arrest në burg: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Artur Duni, Andres Gjezo

Arrest shtëpie: Ilia Ruçi, Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka, Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko

Detyrim paraqitje: Pavllo Xani, Epami Nonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj, Antigoni Andruco, Vasilio Mëhilli. /abcnews.al/