GJKKO ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg, juristin e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara. Ky i fundit ishte i veçuar nga persona e përfshirë në tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Bledar Cara akuzohet për abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Së bashku me disa të tjerë në bashkëpunim akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar. /abcnews.al