Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Gjykata e Posaçme lë në burg katër të arrestuarit

schedule11:43 - 4 Tetor, 2025

schedule 11:43 - 4 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme la të shtunën në burg 4 të arrestuarit për llogari të SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohen për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalëzit dhe për vrasje.

Pavarësisht kundërshtimeve në seancë, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për Vullnet Muçën vëllanë e Rrumit të Shijakut, për Enea Kumen, Vlash Brahja si dhe për Astrit Avdylin të arrestuar më herët në operacionit “Revanshi”.  Masa e ndalimit të daljes jashtë vendit është lënë në fuqi për Ermira Avdylin.

Ky grup kriminal, u godit nga SPAK, më 2 tetor ku u kryen arrestime dhe kontrolle banesash në zonën e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit.



SPAK tha se ka arritur të sigurojë prova, nëpërmjet aplikacionin “Sky Ecc”, sipas të cilave vrasja e Edmir Bregut është porosit nga Astrit Avdyli, si hakmarrje për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij.

Sipas SPAK, drejtues i grupit për vrasjen e Edmir Bregut, ishte i shumëkërkuari Aldo Avdyli, ndërsa si ndihmës Enea Kume. Në rolin e ekzekutorit dyshohet të ketë qenë Ermir Dedja i vrarë më 19 maj 2025 në Durrës dhe Alfred Doka, I kërkuar nga SPAK.

Sa I përket tjetërsimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit, SPAK thotë se në krye të grupit ishte Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili është në kërkim.  Anëtarët e grupit kanë falsifikuar dokumente të ndarjes së tokës në fshatrat Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj në Durrës.

Në kërkim nga SPAK si pjesë e këtij grupi, vijon të jetë Aleksandër Laho, Aldo Avdyli, Alfred Doka si dhe Agron Bejdolli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!