Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Ish-drejtori i ASHK rol kyç për firmosjen e dokumentacionin, thellohen hetimet në kadastër pas 5 arrestimesh

schedule11:23 - 13 Prill, 2024

schedule 11:23 - 13 Prill, 2024

Pas arrestimit të 5 personave si të përfshirë në tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej rreth 450 mijë metra katror tokë, Prokuroria e Durrësit ka dyshime se një nga organizatorët e kësaj skeme kriminale është ish-drejtor i ASHK-së Leonard Kadrimi, bashkëshorti i Jola Hysit, zëdhënëses së Sali Berishës.

Mësohet se deri më tani janë marrë në pyetje 23 persona mes të cilëve edhe dy ish-drejtues të Kadastrës Liridon Pula dhe Bedri Luku që kanë treguar praktikën e ndjekur për regjistrimin e kësaj sipërfaqe toke. Po kështu janë sekuestruar edhe një sërë dokumentash që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve për të zbuluar rolin e personave të përfshirë.

Një ditë më parë u vu në pranga Leonard kadrimi, zëvendesdrejtori e hipotekës, ish-juristi Ardit Kërtusha si tre shtetasit që kanë përfituar sipërfaqen e tokës Lirim Xhameta, Dashnor Taulla e Gjovalin Ndoci.

Nga hetimet, ka rezultuar se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentave të falsifikuara si dhe punonjësve të Agjencise Shteterore te Kadastres, janë kryer veprime qe kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit në pasuri të individëve. Ndërkohë ish zevendes drejtuesi i Kadastrës, Leonard Kadrimi ish-juristi Ardit Kërtusha dyshohet se duke shpërdoruar detyrat, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!