Tjetërsimi i pronave/Arrestohet një tjetër person i shpallur në këkrim

schedule08:55 - 28 Mars, 2018

schedule 08:55 - 28 Mars, 2018

Shkon në katër numri i personave që mbeten në burg si pjesë e operacionit “Ranishtja 4” të zhvilluar në Lezhë për tjetërsimin dhe përvetësimin e tokës në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Pas arrestimit të përfituesit të tokës, Lekë Frrokut, një tjetër përfitues toke, Nikoll Tinaj, është vënë në pranga nga policia. Edhe për Tinajn, Gjykata e Lezhës kishte caktuar më herët masën e sigurisë arrest me burg.

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” edhe specialistet Ardenis Haxhia, Enkelejd Zefi, si dhe përfituesin Lekë Froku. Ndërsa 9 zyrtarë të tjerë janë me arrest shtëpie. Janë gjithsejt 23 urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata ndaj 23 personave, zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, Qarkut, Hipotekës dhe përfitues të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Në kërkim mbeten edhe gjashtë persona që dyshohen të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!