TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi, u kthye pas në vite, teksa solli në vëmendjen një deklaratë të Sali Berishës, i cili bënte thirrje për mbajtjen e një referendumi për heqjen e imunitetit të deputetëve, që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë.
Ajo theksoi se hetimet aktuale tregojnë se Berisha tjetër deklaron dhe tjetër bën. Sipas Gjikondit, Berisha duhet të shkonte para gjykatës dhe të tregonte se ai është flamurtari i mosnjohjes së imunitetit të deputetit.
“Në 2012 bëri shpallje për referendum, që të gjithë shqiptarët t’i heqin imunitetin deputetëve dhe deputetët të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit. Berisha tjetër thotë dhe tjetër bën. Këto ditë mund të thoshe edhe pse kam imunitet jam flamurtar i mosnjohjes së imunitetit të politikanit, unë do shkoj para gjykatës për të mbrojtur të drejtën time”, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit në gjykatë as dje dhe as sot, ndërsa u përfaqësua nga avokatët e tij. Edhe këta të fundit sot e braktisën seancën pasi gjykata nuk pranoi kërkesën e tyre për ndryshimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Gjykata e ka shtyrë sërish seancën për ditën e nesërme, për t’i dhënë kohë avokatit të caktuar nga shteti për t’u njohur me aktet.