Tjetër tërmet pas lëkundjes tragjike në Izmir: 26 të vdekur, mbi 800 të plagosur

schedule09:43 - 31 Tetor, 2020

schedule 09:43 - 31 Tetor, 2020

Ka shkuar në 26 numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm në Izmir, ndërkohë që vijon kërkimi në pallatet e rrëzuara.

Numri i të plagosurve nga tërmeti përllogaritet të jetë mbi 800.

Pamjet nga Izmiri pak orë pas tërmetit janë të rënda, ndërkohë një tjetër lëkundje e fortë është ndjerë gjatë mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5 të shkallës Rihter, e cila e pati epiqendrën 17 kilometra nga Izmiri.

Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar ndërkohë edhe një nënë me fëmijët e saj në njërin prej apartamenteve të shkatërruara duke ngjallur shpresat për nxjerrjen e tyre të gjallë nga rrënojat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!