Tjetër sulm me dronë në Rusi, goditet rafineria e naftës

schedule12:19 - 31 Maj, 2023

schedule 12:19 - 31 Maj, 2023

Sërish sulm me dronë në një rafineri të naftës në Rusinë jugore, sipas zyrtarëve lokalë. Droni u rrëzua në uzinën Ilsky herët këtë mëngjes. Por nuk pati dëmtime, pasi shpërthimi ishte i kontrolluar.

Më parë, zyrtarët rusë thanë se një dron goditi rafinerinë Afipsky, vetëm 15 milje larg, duke shkaktuar një zjarr.

Uzinat ndodhen afërsisht 50 milje në lindje të portit të Detit të Zi të Novorossiisk, një nga portat më të rëndësishme të eksportit të naftës në Rusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!