Tjetër sukses, Ermonela Jaho zgjidhet “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards

schedule13:47 - 22 Prill, 2023

schedule 13:47 - 22 Prill, 2023

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është nderuar me çmimin e rëndësishëm ‘Artistja e Vitit’ nga International Classical Music Awards. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jaho përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

E nderuar që jam zgjedhur « Artisti i Vitit « =

(Nga International Classical Music Awards)

“Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë. Shkallë e lartë e identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”

https://www.icma-info.com/winners-2023/

Faleminderit ♥️

Kujtojmë që sopranoja Ermonela Jaho është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, studion në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Ajo fitoi nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë./abcnews.al