Hetimi: Papa Benedikti ishte në dijeni të priftërinjve pedofilë në Gjermani

schedule17:14 - 20 Janar, 2022

schedule 17:14 - 20 Janar, 2022

Një mega skandal ka goditur Kishën Katolike pas publikimit të një raporti që provon se Papa Benedikti ishte në dijeni të abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve të bëra nga priftërinjtë. Bëhet fjalë për periudhën kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1981 dhe nuk mori asnjë masë.

Nga hetimi i Kryepeshkopatës së Mynihut rezulton se ish-kreu i Kishës Katolike, Benedikti, ka pasur dijeni për priftërinjtë pedofilë gjatë qëndrimit të tij në qytetin gjerman dhe ka ndenjur duarkryq.

Më konkretisht bëhet fjalë për katër raste të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë në Gjermani.

Benedikti dyshohet se e dinte në disa raste saktësisht se çfarë po ndodhte pas dyerve të mbyllura, por nuk veproi siç duhej. Ai ishte informuar për atë që po ndodhte. “Ne besojmë se ai mund të akuzohet për keqadministrim në katër raste”, tha avokati Martin Pous.

Megjithatë, vetë ish-Papa insiston të mohojë çdo akuzë, ndërsa ka publikuar edhe një deklaratë prej 82 faqesh në të cilën i përgjigjet akuzave të fundit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!