Tjetër shqiptar te Vejle, shumë afër akordi me ish-lojtarin e kombëtares

schedule09:59 - 15 Shkurt, 2020

schedule 09:59 - 15 Shkurt, 2020

Vejle po garon fort për t’u kthyer në elitën e futbollit danez dhe e mbylli fazën e parë në vend të parë me 38 pikë, tre më shumë se Fredericia ndjekëse. Në skuadër aktivizohen Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli.

Një tjetër lojtar shqiptar pritet të veshë fanellën e Vejle dhe ai është Arlind Ajeti. Mbrojtësi 26-vjeçar është pa ekip prej korrikut të vitit të kaluar, atëherë kur i dha fund aventurës me Grasshoppers.

Vejle Amts Folkeblad raporton se akordi me ish-mbrojtësin e Shqipërisë është afër. Për Ajetin u interesua edhe Tirana në merkaton e janarit, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Karriera e tij do të vijojë në Danimarkë te Vejle, ekip që çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë. /abcnews.al

 

Arlind Ajeti, kur ishte pjesë e Torinos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!