Tjetër shqiptar në Turqi, zyrtarizohet transferimi i lojtarit të Kosovës

schedule15:46 - 31 Janar, 2020

schedule 15:46 - 31 Janar, 2020

Florent Hadërgjonaj ka ndërruar ekip. Mbrojtësi i djathtë dardan është larguar nga Huddersfield dhe është transferuar në Turqi. Klubi që garon në Championship ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një postimi në Twitter, aty ku lajmëron huazimin e 25-vjeçarit tek ekipi i Kasimpasa.

Lojtari i lindur në Zvicër do të mbyllë sezonin me Kasimpasa, ekip që garon në Superligën turke dhe ku aktivizohet Loret Sadiku. Hadërgjonaj zhvilloi 22 ndeshje me klubin anglez këtë sezon dhe ishte një titullar fiks i Huddersfield.

Lojtari anësor numëron 5 ndeshje të zhvilluara me Kosovën, teksa më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës, madje debutoi me kombëtaren e madhe helvete në miqësoren e qershorit të vitit 2017 kundër Bjellorusisë. Tani do të vazhdojë karrierën te Kasimpasa, ekip që renditet i treti nga fundi dhe po garon për të qëndruar në elitën e futbollit turk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!