Kohë rinovimesh te Lazio. Pasi gjeti akordin me Felipe Caicedon, Igli Tare ka realizuar një tjetër zgjatje kontrate.
Drejtori sportiv i bardhekaltërve i ka ofruar një kontratë deri në 2024 (e vjetra përfundonte një vit më parë) Joaquin Correas me një rrogë prej 2 milionë euro në sezon plus bonuset.
Vlonjati i Lazios është takuar me agjentin e sulmuesit argjentinas, duke gjetur gjuhën e përbashkët të vijimit të bashkëpunimit. Correa është pjesë e ekipit kryeqytetas prej gushtit të vitit 2018, perudhë kur la Sevillan për t’u rikthyer në Serie A. /abcnews.al