Tjetër rekord për LeBron James, askush si amerikani në NBA

schedule13:18 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 13:18 - 31 Dhjetor, 2020

Basketbollisti i LA Lakers, LeBron James, është një nga yjet e NBA-së dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Amerikani vazhdon të vendosë rekorde dhe t’i tregojë botës se ai është ndryshe nga të tjerët.

36-vjeçari është bërë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që ka arritur të shënojë më shumë se 10 pikë në 1.000 ndeshje radhazi. Ky është një rekord më vetë për James, i cili vazhdon të jetë në një formë shumë të mirë fizike. /abcnews.al