Tjetër rast me Coronavirus, Genoa humb lojtarin e dytë para sfidës me Napolin

schedule12:59 - 27 Shtator, 2020

schedule 12:59 - 27 Shtator, 2020

Një lajm jo i mirë për klubin e Genoas para ndeshjes së sotme me Napolin. Mesfushori i klubit italian, Lasse Schone, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e ditën së sotshme duke u bërë kështu lojtari i dytë i Genoas i infektuar me virusin.

Ditën e djeshme trajneri Rolando Maran u njoftua se nuk do të kishte në dispozicion portierin Mattia Perin, i cili gjithashtu rezultoi pozitiv me Coronavirus.

Holandezi nuk do të udhëtojë me skuadrën për në transfertën e “Sao Paolo” dhe do të vetëkarantinohet sipas rregullave të vendosura nga qeveria lokale. Pjesa tjetër e ekipit ka rezultuar negative dhe do të vazhdojë normalisht udhëtimin drejt Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!