Një votuese në Tiranë është arrestuar pasi ka fotografuar votën e saj. Ky është rasti i dytë ku një grua arrestohet pasi fotografon votën. Më herët një tjetër votuese u arrestua në Elbasan.
Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.
Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal”, njofton prokuroria.
/abcnews.al

