Tjetër problem për Renard: Al Faraj largohet nga kampi stërvitor për shkak të dëmtimit

schedule15:18 - 27 Nëntor, 2022

schedule 15:18 - 27 Nëntor, 2022

Pas dëmtimit të Al Shahranit, në ndeshjen me Argjentinën tashmë listës së dëmtimeve tek Arabia Saudite i shtohet dhe Al Faraj, për shkak të një dëmtimi të marrë kundër Argjentinës.

Në një njoftim për shtyp të Federatës së Arabisë Saudite u bë me dije se Herve Renardi i ka dhënë zyrtarisht lejen kapitenit, Al Faraj për t’u larguar nga kampi stërvitor.

“Herve Renard i ka dhënë zyrtarisht leje kapitenit Salman Al Faraj për t’u larguar nga kampi stërvitor i “Skifterit të Gjelbër” pas një konsultimi me stafin mjekësor në të cilin u theksua pamundësia që lojtari të luajë raundet e ardhshme të Kupës së Botës. Al Faraj tani do të ndjekë një program rikuperimi”,- thuhej në njoftimin e plotë të Federatës së Arabisë Saudite. /i.m /abcnews.al