Tjetër president italian në futbollin tonë, Shkumbini merr lajmin e madh

schedule22:59 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 22:59 - 28 Dhjetor, 2020

Shkumbini këtë sezon luan në Kategorinë e Dytë dhe po përjeton një nga periudhat më të vështira. Por sot në Peqin kanë marrë një lajm të mirë, që i jep shpresë tifozëve se mund të përjetojnë sërish emocionet e të luajturit në Kategorinë Superiore.

Në faqen e klubit në rrjetet sociale njoftohet se Alessandro Borrela ka blerë shumicën e aksioneve, saktësisht 75% të tyre dhe është bërë pronar i ligjshëm i klubit të njohur.

Borrela ka ndërhyrë me seriozitet në klub dhe Shkumbini është favorit absolut për tu kthyer në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Peqini kryeson grupin A me 19 pikë pas shtatë ndeshjesh.

Shitja e aksioneve të klubit nga ana e bashkisë vjen pas ligjit të miratuar në parlament, që parashikon se nuk do lejohet asnjë investim i shtetit të shkojë për paga futbollistësh profesionistë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!