Pas nënshkrimit me talentin gjerman të mbrojtjes, Yann Aurel Bisseck, tashmë “zikaltërit” e Inter janë në kërkim të një tjetër përforcimi në mbrojtje dhe duket se Marotta ka gjetur “prenë” e radhës në Premier League.
Bëhet fjalë për prodhimin e akademisë së Tottenham, Japhet Tanganga, me 24-vjeçarin, i cili duket se nuk është në planet e tekniku Postecoglu dhe nga kjo dëshirojnë të përfitojnë nënkampionët e Evropës.
Pavarësisht se kartoni i tij nuk vlen shumë, vetëm 7 milionë euro, “zikaltërit” dëshirojnë ta huazojnë lojtarin me një klauzolë ekstra për blerjen e tij, nëse mbeten të kënaqur dhe tanimë mbetet veç nisja e negociatave për të parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e anglezit. /i.m /abcnews.al