Tjetër padi në SPAK ndaj Berishës/ Avokati: Saliu ka kryer krime, ka falsifikuar edhe aktet e gjendjes civile

schedule23:49 - 13 Janar, 2025

schedule 23:49 - 13 Janar, 2025

Avokati Idajet Beqiri në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për padinë e ngritur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë intervistës në studio, avokati nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha si personin që e ka shkatërruar vendin.

I ndalur tek padia avokati nënvizoi se Berisha ka falsifikuar aktet e gjendjes civile, duke shtuar se ka kryer krime ordinere, dhe se krimet që ka kryer ka bërë që edhe ta kallëzonte në SPAK.

Avokati theksoi se ish-kryeministri për këtë vepër të falsifikimit të vetëdeklarimit u shpreh se duhet dënuar me katër vite burg.

“Është një kallëzim penal që ka të bëj me një akt të paprecedent që ka bërë një kryeministër. Një krim ordiner që ka edhe një prapavijë të fuqishme. Qytetarët e këtij vendi e kanë marrë vesh dhe jam i bindur se SPAK do t’i shkojë deri në fund. Është një falsifikim i rëndë sikurse janë aktet e gjendjes civile. Thelbin e asaj që ka ndodhur e jep një procesverbal që kam paraqitur si provë në gjykatë. Ka ndryshuar datën e lindjes, dhe kujtojmë se ka dalë një ligj për dekriminalizimin e vitit 2015, me numër 36. Berisha ka urdhëruar të shkelet ligji, ka ndryshuar datën e lindjes. SPAK e ka regjistruar procedimin. Ligjërisht deri më sot me këto akte që ka bërë nuk duhet të shkojë një Kuvend. Kjo është e dukshme që ka falsifikuar. Ashtu si u veprua edhe me një sërë të tjerësh që donin të zgjidheshin kryetar bashkie, për rrjedhojë iu hoq mandati. Edhe ky duhet t’i nënshtrohet gjykimin dhe dënimit për atë që ka bërë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas tij ish-kryeministri u ka shitur serbëve asete të shtetit.

“Berisha ka bërë afera korruptive në dëm të interesit t shtetit shqiptar. Argita dhe Basha merrnin 800 mijë euro pagë në vit nga agjentura serbe. Është një organizatë e tërë kriminale dhe do ta shihni edhe fundit do shihni se çfarë kanë bërë këta dhe se si u parandalua kjo gjëmë e madhe që mund të bëhej për energjetikën shqiptare”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste komentoi edhe çështjen e “21 janarit”.

“21 Janari nuk e mban dot në dorë as SPAK sepse i digjen duart. Ne i ndoqëm të gjitha shkallët e gjykimit. Vendimi i kolegjit penal të gjykatës së lartë është në unison me të Strasburgut. Nuk ka gjykatë në botë që të kundërshtojë provat. Është kryer një krim i rëndë i 21 janarit. Është dosje drejt përfundimit, janë pyetur familjarë janë marrë dëshmi. Kanë mbetur edhe kokat kryesore dhe kokat kryesore të krimit do të jenë në bankën e të akuzuarve dhe do të përgjigjen për 21 janarin. Dhe them që do të jenë edhe disa dëshmitarë të rëndësishëm, do jetë Bamir Topi, që do japë shpjegime në SPAK, është prokurorja që do shkojë. Do i mbetet edhe Fatos Mahmutaj në rolin e viktimës së krimit”, tha mes të tjerë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!