Tentoi ti vidhte të mbjellat me misër, por i mori jetën njërit nga pronarit të tokës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Xhafzotaj të Shijakut. Ishte ora 23.05 e së mërkurës kur vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku 65 dhe 63 vjeç pikasën në tokën e tyre një person që kishte hyrë për të vjedhur prodhimin.
Me të mbërritur ata kanë debatuar me autorin duke i thënë të largohet. Por debati agravoi deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Autori qëlloi me thikë dy vëllezërit Calliku. Pas krimit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit u dërguan nga familjarët në spital. Për shkak të plagëve 63 vjeçari Fiqiri Calliku ndërroi jetë në spital, ndërsa vëllai i tij 65 vjeç ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ndërsa janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.