Pas paraqitjet dinjitoze në gjykimin e sfidës, së fazës së grupeve të UEFA Champions League, Young Boys-RB Leipzig gjyqtarit, Enea Jorgji i është besuar një tjetër ndeshje e nivelit të lartë evropian, kësaj radhe në UEFA Europa League.
Së bashku me ndihmësit e tij, anësorë, Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe gjyqtarin e katërt, Florian Lata do të vendosin drejtësi në përballjen e raundit të 4-t të fazës së grupeve të Europa League mes Sporting Lisbona dhe Rakoë, që do të luhet mbrëmjen e kësaj të enjte, ndërsa VAR do të jetë spanjolli Juan Martinez Munuera dhe AVAR arbitri holandez, Dennis Higler.
Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm ky për arbitrat shqiptar, që duket se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet e rëndësishme evropiane. /i.m /abcnews.al