Tjetër mbrojtës me koronavirus tek Interi, në rrezik derbi me Milanin

schedule20:57 - 7 Tetor, 2020

schedule 20:57 - 7 Tetor, 2020

Infektimi me koronavirus i Alessandro Bastonit, detyroi të gjithë pjesëtarët e Interit t’i nënshtroheshin tamponëve ditën e sotme.

Përgjigjet e testeve sapo kanë dalë pak momente më parë dhe një tjetër mbrojtës i ekipit të Antonio Contes ka rezultuar pozitiv.

Ai është Milan Skriniar. 25-vjeçari sllovak, emri i të cilit ka qarkulluar gjatë në merkaton dalëse të zikaltërve, është izoluar menjëherë dhe rrezikon derbin kundër Milanit (17 tetor, 18:00). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!