Tjetër largim nga Dortmund, Mats Hummels i jep lamtumirën “Verdhezinjve”

schedule15:14 - 14 Qershor, 2024

schedule 15:14 - 14 Qershor, 2024

Ende të shokuar nga largimi i papritur i teknikut, Edin Terzic, tifozët e Borussia Dortmund kanë marrë një tjetër lajm “tronditës”, paraditen e kësaj të premteje, teksa përveç Marco Reus, me përfundimin e këtij sezoni, tashmë nga klubi do të largohet një tjetër legjendë e gjallë e klubit “Verdhezi”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin gjerman, Mats Hummels, i pas 508 ndeshjesh me fanellën e Dortmund, ku shënoi plot 38 gola e asistoi 23 të tjerë ka njoftuar largimin e tij nga klubi, ku për tifozët theksoi se ishte një nder dhe kënaqësi për gjithçka që kaloi te “Verdhezinjtë”, ku arriti të dalë dy herë nënkampion i Evropës.

“Të dashur tifozë, aventurës sime te Borussia erdhi fundi pas 13 vitesh. Për mua ishte një nder i madh dhe kënaqësi të luaja për kaq shumë kohë te Dortmund. Ky klub dhe këta tifozë janë shumë specialë për mua. Dua të falenderoj të gjithë ata që punojnë në këtë klub, tani e në vazhdim do të bëj tifozin nga larg. Do të më mungoni”,- u shpreh “veterani” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al