Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër karvan nga Amerika Qendrore drejt SHBA

schedule22:44 - 15 Janar, 2019

schedule 22:44 - 15 Janar, 2019

Nga Amerika Qendrore është nisur në ditët e fundit një karvani i ri emigrantësh që synojnë të arrijnë Shtetet e Bashkuara pas atyre të fundvitit të kaluar. Duke reaguar, Presidenti Amerikan Donald Trump ka përsëritur se vetëm një mur mund të ndalë fluksin e emigrantëve.

Disa qindra qytetarë nga Hondurasi janë nisur që nga fillimi i javës drejt Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë jetë një karvani të ri emigrantësh që synojnë të arrijnë atë që njihet si “toka e premtuar”. Bëhet fjalë për rreth 800 persona të nisur nga qyteti San Pedro Sula, i gërryer nga lufta e pamëshirshme mes grupeve kriminale. Udhëtimi i tyre vjen në një kohë kur mijëra qytetarë nga Hondurasi dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore kanë mbetur të bllokuar në qytetin e Tihuanës, në kufirin SHBA-Meksikë, pasi u nisën në këmbë nga vendlindja në muajin tetor. Presidenti Donald Trump, që doli kundër karvanit të parë që përkoi me zgjedhjet e mesmandatit, përsëriti në profilin e tij në Twitter se emigrantët mund të ndalen vetëm përmes një muri, ose një barriere metalike, sikurse ka propozuar ai. Qytetarët që kanë ndërmarrë udhëtimin kanë deklaruar se jetesa në Honduras është bërë e pamundur për shkak të varfërisë dhe dhunës. “Ajo që fitojmë na del vetëm për të ngrënë”, ka thënë njëri prej tyre. Ndërsa një tjetër ka deklaruar se ai dhe familja e tij prej 4 anëtarësh jetojnë ende në një kasolle druri. “Këtu është shumë e rrezikshme. Dy banda rivale veprojnë në zonën time dhe gjejeni pak, të dyja janë përpjekur të më rekrutojnë”, është shprehur një tjetër. Udhëtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos gënjehen nga videot që shfaqen rëndom në internet, ku jetesa e bandave shfaqet në mes të luksit dhe rehatisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!