12 persona u plagosën pas një tjetër incidenti nga turbulencat. Këtë herë, avioni “Qatar Airways” që udhëtonte nga Doha në Dublin u përfshi turbulenca të forta. Mes pasagjerëve u plagosën edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Megjithatë, avioni arriti të ulej normalisht dhe në mënyrë të sigurt në aeroportin e Dublinit. Ekipet e emergjencës ishin gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar.
Ky incident vjen pak ditë pas incidentit në një fluturim të Singapore Airlines ku një person humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën, mes tyre një grua e cila mbeti e paralizuar.
/abcnews.al/