Tjetër huazim për Muric, drejt kalimit te “mbretërit” e merkatos turke

schedule14:58 - 27 Korrik, 2021

schedule 14:58 - 27 Korrik, 2021

Arijanet Muric është kthyer këtë verë te Manchester City dhe është më se e pritshme, që ai do largohet në huazim ose do shitet nga klubi sepse hapësirat te skuadra e Guardiolës për të janë thuajse zero.

Nga Turqia bëjnë me dije se portieri i Kosovës mund të transferohet në Turqi, tek Adana Demirspor. Pala e lojtarit dhe klubi janë në negociata të avancuara dhe ka shumë mundësi që gjithçka të mbyllet shpejt me sukses.

 

Muric në sezonin e fundit ishte i huazuar te Girona e më pas te Willem II. Ai ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2024. Demirspor është skuadra më aktive në merkato në Turqi, teksa ka transferuar lojtarë si Balotelli apo Stambouli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!