Tjetër goditje për “kuqezinjtë”, Pioli “humb” për 3 muaj mbrojtësin italian

schedule12:36 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:36 - 19 Shtator, 2023

“Kuqezinjtë” e Milan duket se nuk e kanë marrë ende veten nga ajo humbje turpëruese 5 me 1, ndaj “zikaltërve” të Inter në derbin e famshëm të Madoninës dhe mbrëmjen e kësaj të marte i pret një sfidë po aq e vështirë, kësaj radhe në Champions League përballë “bardhezinjve” të Neëcastle.

Mirëpo, përveç humbjes katastrofike në derbi, tekniku i Milan, Stefano Pioli tashmë duhet të vuajë dhe mungesën e një prej qëndërmbrojtësve të tij e më konkretisht atë të 29-vjeçarit, Mattia Caldara.

Ky i fundit ishte kthyer te Milan në muajin qershor, pas një sezoni të gjatë të huazuar dhe Spezia. Pavarësisht se nuk është titullar i përhershëm, Caldara ishte përzgjedhur nga tekniku italian për të qenë pjesë e listës së Champions League, mirëpo tani nuk mund të kthehet në fushë, të paktën 3 muajt e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!